Marrëveshja në Uashington, Hyseni: Brenda 12 muajve vjen edhe njohja nga Serbia

schedule21:45 - 4 Shtator, 2020

schedule 21:45 - 4 Shtator, 2020

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, është shprehur se brenda 12 muajsh do të vijë edhe njohja nga Serbia.

“Kjo marrëveshje është hap domethënës që do të çoj në njohje reciproke me Serbinë. Jam i bindur se brenda 12 muajsh do të vijë njohja nga Serbia”, tha ai në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Po ashtu, Hyseni thotë se kjo siguri vjen nga puna që po bën Kosova me partnerët ndërkombëtarë.

“Ka një përkushtim të veçantë nga Presidenti Trump, Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel që këto çështje në Ballkan të përmbyllen njëherë e mirë. Në fund të fundit edhe Evropa edhe Amerika këtë kontest të hapur e shohin si cenim të sigurisë evropiane”.

Sipas Hysenit, Mini-Shengeni ka qenë i papranueshëm kur Kosovë nuk ka qenë pjesë e barabartë.

“Tash ne do të jemi palë e barabartë në këtë proces”, shtoi Skënder Hyseni. s.b/abcnews.al/