Marrëveshja mes Koresë së Veriut dhe SHBA, çfarë përmban dokumenti

schedule12:24 - 12 Qershor, 2018

schedule 12:24 - 12 Qershor, 2018

Në këtë takim historik, Donald Trump dhe Kim Jong-un nënshkruan edhe një dokument të përbashkët. Në të përcaktohet angazhimi i dy vendeve për marrëdhënie të reja paqësore si dhe çarmatosja bërthamore e Phenianit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Republikës Demokratike Popullore të Koresë Kim Jong-un në saj të samitit historik firmosën një dokument të përbashkët. E gjithë vëmendja botërore u fokusua pikërisht tek marrëveshjet e dakordësuara. Menjëherë nisi gara për të zbuluar atë çfarë nënshkruan dy liderët. Tashmë është publikuar edhe gjithë deklarata.

Në të thuhet se Trump dhe Kim Jong-un u dakordësuan që të nisin një epokë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve të bazuara në paqe. Presidenti amerikan angazhohet për të ofruar garanci të sigurisë në Korenë e Veriut dhe udhëheqësi Kim Jong-un riafirmoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuclearizimin e gadishullit Korean. Të bindur se krijimi i marrëdhënieve të reja SHBA-Kore e Veriut do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin e Gadishullit Korean dhe të botës dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë promovon denuklearizimin e gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe udhëheqësi Kim Jong-un deklarojnë si në vijim:

  1. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut përkushtohen të vendosin marrëdhënie të re SHBA-Kore e Veriut në dakordësi me dëshirën e popujve të dy vendeve për paqe dhe prosperitet.
  2. Shetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut do t’i bashkohen përpjekjeve të tyre për të ndërtuar një regjim të jetëgjatë dhe të qëndrueshëm të paqes në Gadishullin Korean.
  3. Duke riafirmuar deklaratën e Panmunxhom të 27 Prillit të 2018-ës, Koreja e Veriut përkushtohet të punojë drejt çarmatosjes bërthamore të plotë të Gadishullit Korean.
  4. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut përkushtohen në transferimin e eshtrave të ushtarëve të rënë në luftën e Vietnamit, përfshirë riatdhesimin e menjëhershëm të atyre që janë identifikuar.

Ndërkohë, më tej nënvizohet se samiti, i pari në histori i këtij lloji, është një event epokal që ka një domethënie të madhe në kalimin e tensioneve që ka zgjatur me dekada mes dy vendeve. Gjithashtu nënvizohet përkushtimi për të vijuar negociatat mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara./abcnews.al