Barcelona ka arritur marrëveshjen më kompaninë Spotify, që kjo e fundit të jetë sponsori kryesorë i skuadrës katalanase. Një marrëveshje që u përfol se do të bëhej zyrtarizimi të martën e kaluar por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Nga sezoni i ardhshëm dhe për 3 sezone rresht, Spotify do të bashkëpunojë me Barçën, ku në fanellë kjo e fundit do të mbajë edhe emrin e gjigandëve të industrisë muzikore.
Joan Laporta ka folur për mediat ku tha se shumë shpejt pritet që të vijë edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.
“Negociatat janë duke u zhvilluar dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Ne do ta bëjmë njoftimin zyrtar kur të ketë nënshkrime për kontratat. Besojmë se është opsioni më i mirë për fanellën e Barcelonës, një lidhje me muzikën.
Është një vendim i rëndësishëm, shpresoj që së shpejti të ketë një Mbledhje të Jashtëzakonshme të Aksionerëve me aksionerët kryesorë për ta miratuar atë”, ka theksuar Laporta. /f.a/abcnews.al