Marrëveshja me Italinë për “arin e zi”, Rama: Rezervat e Shpiragut vlera të konsiderueshme monetare

schedule11:00 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 11:00 - 20 Dhjetor, 2019

Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI kanë firmosur sot marrëveshjen për kërkim hidrokarburesh në bllokun e Dumresë.

Marrëveshja është firmosur nga qeveria shqiptare  dhe  përfaqësuesi i kompanisë italiane, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama me ambasadorin Cutillo.

Rama u shpreh se kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e firmosur për Shqipërinë, që do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë.

Kompaninë e mirënjohur ENI, një histori e nisur shumë kohë më parë. U deshën 30 vite që sot të kishim një kontratë me ENI-n që nga vlera ekonomike, është më e mira dhe më e favorshme që është firmosur. I falenderoj miqtë italianë që janë treguar shumë të hapur dhe konstruktive ndaj kërkesës sonë për të pasur një kontratë për të pasur një përfitim të drejtpërdrejtë më të madh se kontratat e para për shtetin dhe të mirë-strukturuar. Ka pasur edhe një partner, që jo thjesht do të zbulojë naftë në Shqipëri, por do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore. Gjithashtu përfshirja e ENI-t te Pakti për Universitetin në një marrëdhënie me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave për të hapur mundësi për trajnime, mastera dhe kështu me radhë. Më vjen shumë mirë që e firmosim këtë kontratë sot edhe pse përkoi me një moment të vështirë, por ishte një këmbëngulje nga ana e ministres që u mor me negociomin për t’i sjellë miqtë italianë para vitit të ri dhe pastaj të fillonte puna me eksplorimet. Sipas të gjitha studimeve, blloku i Dumeresë ka një rezervë të konsiderueshme, ashtu si zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë për të vijuar. Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë. Përtej vlerës monetare do të sjellë do të sjellë dijen dhe një bashkëpunim që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor. Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata” tha kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!