Marrëveshja me Iranin/ Merkel: Largimi i SHBA është një veprim dëshpërues

schedule17:27 - 11 Maj, 2018

schedule 17:27 - 11 Maj, 2018

Vendimi i Shteteve të Bashkuara per te hequr dore nga marrëveshja bërthamore me Iranin është “një motiv shqetësimi dhe një fakt dëshpërues”. Kështu deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo shpjegon se nuk është e drejtë që një marrëveshje, e cila është votuar në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe e arritur me unanimitet, të braktiset në mënyrë të njëanshme. Sipas Merkel, ky veprim i presidentit amerikan Donald Trump, rrëzon besimin në rendin botëror. Ndërkohë, disa ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi zyrtarisht që të largojë SHBA-të nga marreveshja bërthamore me Iranin. Trump e arsyetoi këtë vendim, duke thënë se me anë të paktit të firmosur në 2015, Irani mund të arrinte në zoterimin e armëve atomike. /abcnews.al