Ish ambasadori Mal Berisha këtë të premte nga ABC-ja e Mëngjesit ka komentuar takimin e sotëm që do të zhvillohet në Mynih, ku pritet të nëshkruhet marrëveshja hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë
Berisha këtë mëngjes ka theksuar se e ka të vështirë që ta besojë se takimi i sotëm do të jetë vendimtar. Ai është shprehur se shpreson që në këtë takim palët përfaqësuesve nga Kosova të mos kenë përplasje, pasi sipas tij nisja e Thaçit pa një konsultim me Kurtin për në Gjermani tregon se nuk kemi një unitet në mendim.
“Pse presidenti Thaçi duhet të ikte në Mynih pa e takuar kryeministrin kjo përçarje përparë gjigandëve të botës për mendimin tim nuk shkon në dobi të marrëveshjes që po flitet. Nëse palët kanë qëndrime të kundërt ështëe pamundur që të arrihet tek marrëveshja. Takimi më duket asimetrik pasi Vuçiç shkon vetëm ne shkojmë dy. Ai grup njerëzish që nuk dua ti përmend me emër që filluan minishengenin dhe ndarjen e Kosovës që nuk i han një shqiptar i Kosoves apo i Shqipërisë, kjo lloj pëçarje ka fillhet, uroj të mos përçohet në Mynih, pasi nëse një palë ka arritur marrëveshje para se qeveria përfaqësuesit e rinj do të kemi një qëndrim të kundërt të përfaqësuesve të Kosovës. Vuçiç dhe Thaçi sëbashku me Edin këtu e kanë shprehur një fakt për ndarjen e Kosovës por nuk mund të them të njëjtën gjë për ambasadorin Grenell”, është shprehur ish ambasadori Berisha.
Ndërkohë përballë gazetarit Enkel Demi, Berisha ndër të tjera ka thënë se nëse shikojmë një frymë pozitive bashkëpunimi në Kosovë, në Beograd sipas tij është një frymë tjetër pasi ministri i jashtëm ka njoftuar heqjen e një tjetër njohje për Kosovën.
“Në realiteti e Beogradit ka një qendrim tjetër pasi ato kanë thënë se në fund të kësaj jave do të zbrese një tjetër njohje. Daçiç është shprehur se që kur ka qenë në krye të ministrisë së Jashtme ka ulur 18 vende nga njohjet e Kosovës. Vënia e taksës ka qenë ajo që e ka lëviz gjithë këtë situatë, nëse ka qenë kjo taksë problemi i vetëm i njohjes nga Serbia, integrimi në BE dhe aderimin në Nato atëherë ke të hiqet, por nëse është e kundërta dhe ato thonë se kemi dhe numrin 19 të uljes së numrit të njohjeve, unë mendoj se është një udhëtim drejt askundit”, tha Berisha.
Ndër të tjera ish ambasadori është shprehur se shpreson se takimi i kësaj të premteje në Mynih të mos jetë si shumë takime të tjera bllof ku liderët firmosin një dokument që nuk ëstë diskutuar apo rënë dakord më parë. /abcnews.al