Marrëveshja e Uashingtonit/ SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për Çmimin Nobel për Paqe

schedule14:44 - 11 Shtator, 2020

schedule 14:44 - 11 Shtator, 2020

SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për çmimin Nobel për paqen.

Propozim ky i cili ka ardhur pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, në Uashington.

Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, ka ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Mësohet se sot, ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë, e cila ndan çmimet Nobel.

“Dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për çmimin Nobel për paqe, pasi përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, shkruan ai në rrjetin social “Twitter”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!