Marrëveshja e panënshkruar në Ohër, Kurti “kapet” me ndërkombëtarët

schedule13:48 - 22 Mars, 2023

schedule 13:48 - 22 Mars, 2023

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të dëshmohet tani për zbatimin e marrëveshjes së panënshkruar me Serbinë.

“BE të dëshmohet tani për zbatimin e marrëveshjes”, tha ai. Në një konferencë për medie të mërkurën, Kurti tha se Serbia po shkel dakordimin për zbatimin e marrëveshjes.

I pyetur nga KosovaPress, Kurti dha detaje edhe për ofertën që sipas tij e ka refuzuar Serbia për Asociacionin.

“Kam bërë ofertën konkrete duke iu thënë se nëse pala serbe është dakord të pranojë tri shtylla bazike, kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe qëndrimin e Brukselit dhe Uashingtonit për Asociacionin, atëherë unë do të isha i gatshëm që të nesërmen në mëngjes të dorëzoja statutin e Asociacionit mirëpo është refuzuar”, tha Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!