I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, analisti Mentor Nazarko u shpreh se edhe pse duket sikur ujërat nuk kanë lëvizur kur jemi një muaj nga marrëveshja në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, ato po lëvizin, por jashtë vëmendjes së publikut.
“Nuk jam plotësisht dakord më këtë. Mendoj që ujërat po lëvizin, por jashtë vëmendjes së publikut. SHBA dhe ndërkombëtarët janë të vendosur që kjo marrëveshje të këtë përparim.
Kemi një pranim publik të kryeministrit Kurtit për themelimin e Asociacionit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, u shpreh Nazarko.
Në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në veri më 23 prill, Nazarko tha se parashikon të ketë incidente sporadike.
“Unë mendoj që mund të ketë incidente sporadike, për të treguar distancim të partisë që mbështetet nga Serbia, Lista Sbrska, për të çuar kah bojkoti. Kemi një sjellje perfide nga ana e Serbisë për deligjitimuar institucionet e Kosovës duke mos bërë veprime të mëdha bllokuese. Janë zgjedhje pa një domethënie reale”, tha ai.r.t/abcnews.al