Marrëveshja e Ohrit, Hoxhaj: Qeveria mos të bëjë gabime që kërcënojnë të ardhmen e vendit, nuk ka transparencë

schedule12:05 - 5 Prill, 2023

schedule 12:05 - 5 Prill, 2023

Nën-kryetari i Kuvendit të Kosovës i ftuar në një lidhje direkte me studionin e “Tirana Live” në ABC News, komentoi edhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Hoxhaj tha se gjëja kryesore të cilën qeveria duhet të ketë parasysh është që në zbatimin e kësaj marrëveshje mos të rrezikohet e ardhmja e vendit.

Ndër të tjera ai tha se për këtë marrëveshje dhe veçanërisht për Asociacionin  nuk ka transparencë.

“Mendoj që gjëja kryesore të cilën duhet të ketë parasysh qeveria është që në zbatimin e kësaj marrëveshje mos të bëjë gabime që mund t’i kushtojnë funksionalitetin të shtetit të Kosovës dhe  ta kërcënojë të ardhmen e Kosovës.

Marrëveshja e cila është arrit, nuk përmbush asnjë prej interesave të Kosovës pasi Kosova ka pritur për një marrëveshje përfundimtare për njihje, ndaj ajo që ka ndodhur në Ohër është që nga pritja jonë të jetë marrëveshja ka qenë asociacioni.

Ka disa modele të komuniteteve në BE, prej përvojës time, këto modele janë autonomi territoriale. Detyrë e qeverisë së Kosovës është  që ta ruajnë rendin kushtetues, të mos territionalizojnë të drejtat e serbëve në Kosovë dhe të mbrohen interesat e Kosovës, por deri më tani nuk ka transparencë.

Kurti ka negociuar vazhdimisht me Serbinë, pa një platformë të qartë, pas kësaj ka ardhur në Kuvendin e Kosovës dhe ka bërë një sqarim formal.

Në pritjen tonë ka qenë që qeveria dhe opozita të ketë konsensus, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të Kurtit” tha Hoxhaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!