Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të flasë me homologët e tij rusë dhe ukrainas në ditët e ardhshme për të rivendosur marrëveshjen e eksportit të grurit, ka bërë me dije ministri i Jashtëm turk.
“Presidenti ynë do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët në vijim”, u tha Mevlut Cavusoglu gazetarëve.
“Ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë… nga marrëveshja e grurit përfitojnë të gjithë”, shtoi ai.
Cavusoglu shtoi se problemet duhet të kapërcehen për të mbështetur dërgesat e grurit sipas marrëveshjes së eksportit të Detit të Zi.
Rusia tha të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, e cila ka lejuar rifillimin e eksportit të drithërave ukrainas. Marrëveshja u ndërmjetësua në korrik nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. /abcnews.al