Marrëveshja e detit/ Sot Bushati do të takoje Kotzias në Rodos

schedule11:28 - 21 Qershor, 2018

schedule 11:28 - 21 Qershor, 2018

Sot Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati do të takohet në Rodos të Greqisë me homologun grek Nikos Kotzias.  Të dy ministrat do të ulen për të gjetur zgjidhjet për delimitimin e zonave detare, ndërkohë që paralelisht do të zhvillohet dhe raundi i tretë mes ekipeve të negociatorëve të të dy vendeve. Bushati e Kocias do të jenë në Rodos ku marrin pjesë në konferencën e sigurisë në kuadër të së cilës do të zhvillojnë edhe takimin  që vetë ministri Ditmir Bushati e bëri publik tre ditë më parë. Bisedimet zyrtare mes palëve nisën në fund të muajit prill, pas një procesi të gjatë mes Presidencës së Republikës dhe Ministrisë së Jashtme, për marrjen e autorizimit nga kreu i Shtetit. /abcnews.al