Marrëveshja e demarkacionit/ Vujanoviç: Çështje e brendshme e Kosovës

schedule15:06 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 15:06 - 11 Dhjetor, 2017

Sa i takon ratifimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç tha se e konsiderojnë të mbyllur këtë çështje. I pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët për shtyp të dy homologëve, edhe kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ndau të njëjtin qëndrim.

Në oborrin e Presidencës pritet me ceremoni e nderime ushtarake presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic.

Kufiri që ndan dy shtetet më shumë është bashkues thonë të dy homologët që pas takimit kokë më kokë dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku renditën projektet e përbashkëta.

Por interesi i gatetarëve u përqendrua në çështjen e demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi, Për të cilin presidenti malazes tha se është e mbyllur tashmë.

Edhe për Presidentin shqiptar pritet që aktorët politikë në kosovë të tregojnë vullnetin e mirë për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme me Malin e Zi.

Kreu i shtetit shqiptar solli në vëmendje edhe rëndësinë që kanë pakicat kombëtare të cilat nuk përbëjnë në rrezik sipas tij por janë pasuri dhe janë ura të pazëvendësueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!