Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet deklaratën e presidentit të Republikës së Kosovës dhe atij të Malit të Zi për marrëveshjen e e demarkacionit.
Në reagimin e Kreut të Shtetit të shpërndarë në media, Malin e Zi e vlerëson si një partner të shkëlqyer të shqiptarëve. Miratimi i Demarkacionit do të sjellë pranverë europiane për Kosovën dhe qytetarët e saj-shprehet presidenti Meta.
Lajmin për rishikimin e marrëveshjes për demarkacionin midis Malit të Zi dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama e ka mësuar gjatë rrugës për në Prishtinë ku po shkon të marrë pjesë në seancën solemne që do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Këtë e bën të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale me urimin që të mbyllet sa më parë.
./abcnews.al