Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë, ekspertët: Situata politike do të ndikojë në zhvillimin ekonomik

schedule14:35 - 14 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 14 Qershor, 2023

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës mbeten në nivele minimale.

Sipas shifrave zyrtare, vendi ynë ka ulur importet e produkteve nga Kosova në katër muajt e fundit, ç’ka tregon varësi tregtare të Kosovës ndaj produkteve tona.

Në një lidhje direkte për “Sheshi  Dollarit”, ekspertja për çështjet ekonomike Linda Shala dhe anëtari I bordit në Dhomën e Tregtisë së Kosovës, Skënder Krasniqi kanë komentuar ndikimin që do të ketë anulimi i mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shala në fjalën e saj ka theksuar se shpreson që situate politike të zgjidhet sa më shpejt pasi ka një ndikim të madh përsa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ekonomia e Kosovës është shumë e brishtë dhe varët nga donacionet që bëjnë BE që të jetë më e gatshme, shqetësuese e dhimbshme dhe ajo që është më lehtësuese është se një gjë  e tillë është e përkohshme.

Ajo që është problematike është se agjenda politike po mbizotëro zhvillimin ekonomik pas 15 vitesh shtet të pavarur. Situate e ndërlikuar politike ka spostuar agjendën ekonomike, për shkak të agjendës politike. Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është një bashkëpunim I natyrshëm dhe për shkak të marrëveshjeve që kemi nënshkruar nuk do të kemi shumë problemeve vetëm disa problem teknike. Unë nuk dyshoj te marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kosovës do të luhatën. Nuk kemi barriera legjislative, por mungesë kemi vullnetin politik për ngritjen e bashkëpunimit politik mes këtyre dy vendeve. Në këtë situatë është Kosova që mund të dalë e humbur dhe pse biznesi mund ta gjejë rrugën, pasi ajo që e motivon është afërsia, tregu. E rëndësishme është integrimi i përbashkët pasi si një treg i madh do të jemi më atraktiv për Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë Shala.

Nga ana tjetër Krasniqi është shprehur se pasojat do të vuhen nga të dy palët pasi sipas tij humbje do të ketë edhe Tirana edhe Prishtina.

Ndër të tjera në lidhje me anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive ai ka theksuar se ndikimi nuk do të jete real por ajo që do të preket do të jetë inplimentimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar.

Është humbje më e madhe e Tiranës pasi eksporton më shumë në Kosovës dhe besoj se takimi i qeverive nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e bashkëpunimit mes vendeve. Ne importojmë më shumë nga Serbia, por tashmë në vend të parë ka kaluar Turqia dhe jo gjermania që ka qenë deri më tani, por në këtë rast humb edhe Shqipëria pasi me ndryshimin e politikave do të rritet edhe importi në Kosovë. Nëse do të bëjmë një tjetër bashkëpunim vëllazëror do të na ndihmojnë që të ulnim importin nga Serbia dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nuk do të ketë ndonjë rendim real, por ajo që do të ketë ndikim është inplimentimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar. Kjo për shkak se struktura që duhej që të themelohej për inplimentimin e këtyre marrëveshjeve po mungojnë”, është shprehur Krasniqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!