“Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi”, Lavrov tha se ka firmos një marrëveshje në 2004 , Rama: Kur të kthehem do e rishikoj

schedule13:32 - 26 Shkurt, 2020

schedule 13:32 - 26 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë është fakt se janë në një nivel mjaft të ulët, dhe duket se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë shkëputur që me ikjen e Stalinit.

Shefi i qeverisë nga Moska në një konferencë për mediat krah ministrit të jashtëm rus është shprehur se këto marrëdhënie do të rikuperohen pasi rusia nuk është armik për askënd.

Marrëdhënie tona me Rusinë janë të ulëta ambasadori rus më ka thënë se është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur një telefonatë mes tiranës dhe moskës, besoj që pas ikjes së Stalinit. Asnjë telefonatë e lërë më vizita e takime, Por kjo mund të trajtohet pasi nuk mendoj se rusi është armik për askën për të cilën ne jemi përkrah ndonjëherë,. është konlkurrent por jo armik. ka shumë gjëra që ne kemi për të ndryshuar. Ne jemi të qartë se Rusia do të ndryshojë. ne do të përpiqemi për këtë,” tha Rama.

Nga ana tjetër ministri Lavrov, është shprehur se në momentin që ai ka marrë postin drejtues, pikërisht në vitin  2004 ai ka qenë personalisht në Shqipëri në statusin e kryeministrit, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Lulzim Basha.

Në këtë vizitë diplomati rus ka theksuar se ka nënshkruar një traktat miqësie në atë kohë, por që nuk u ratifikua pasi “pala shqiptare e harroi këtë dokument”.

Kryeministri Rama i është përgjigjur ministrit se ka të drejtë dhe është në dijeni të një marrëveshje të tillë, dhe sapo të kthehet në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme Berisha, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë.

“Ka pasur një marrëveshje dhe udhëheqësit të sotëm të opozitë,s por më duhet t’i mbetem parimit, gjithçka është miratuar nga qeveria e mëparshme, nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale, kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do tu dëshmoj se bëj çfarë them“, është shprehur Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!