Marrëdhëniet SHBA-Kinë/ Shefi i Sigurisë Kombëtare amerikane, javën e ardhshme vizitë në Pekin

schedule18:05 - 23 Gusht, 2024

schedule 18:05 - 23 Gusht, 2024

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan do të takohet me diplomatin e lartë kinez ëang Yi në Kinë javën e ardhshme për të diskutuar çështje si Tajvani deri te bisedimet ushtarake SHBA-Kinë dhe kriza e fentanilit amerikan, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Gjatë bisedimeve të datave 27-29 gushtit në Pekin, të dy do të diskutojnë gjithashtu mbështetjen e Kinës për industrinë e mbrojtjes së Rusisë, si dhe Detin e Kinës Jugore, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme, Mianmarin dhe inteligjencën artificiale, u tha zyrtari gazetarëve.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur të dyja palët kanë kërkuar të normalizojnë marrëdhëniet e vështira, të cilat shënuan pikën më të ulët vitin e kaluar, kur SHBA rrëzoi një balonë spiunazhi të dyshuar kineze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!