Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Në njërën anë të kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës, Moska ka vendosur më shumë se 100,000 trupa. Në anën jugore, mijëra qytetarë ukrainas po trajnohen, pas lajmërimit të inteligjencës amerikane se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën.
Kjo është situata më e tensionuar në më pak se 30 vite. Ukraina dhe Rusia kanë qënë pjesë e një Bashkimi Sovjetik, shpërbërja e të cilit në 1991 ka formësuar marrëdhëniet e dy vendeve që atëherë. Për presidentin rus Vladimir Putin, situata është tensionuar për shkak të synimit të vendit për të qënë pjesë e NATO-s, për të cilën ai pretendon se është një kërcënim për sigurinë për Rusinë.
Më poshtë janë disa ngjarje kyçe që kanë çuar në përçarje mes dy vendeve.
1991: Ukraina voton për t’u larguar nga BRSS
Përvoja e Ukrainës me Bashkimin Sovjetik (BRSS) u shënua nga holodomori(uria e madhe), kur politikat e liderit sovjetik Joseph Stalin çuan në një krizë të urisë në fillim të viteve 1930, duke shkaktuar 4 milionë viktima në 2 vite. Kiev shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në gusht 1991. Më 1 dhjetor të atij viti, ukrainasit morën pjesë në një referendum, me më shumë se 90 për qind që votuan pro pavarësisë, raporton abcnews.al
“Ukraina çliroi pjesën tjetër të republikave sovjetike që vareshin ende nga Moska”, shkroi Plokhy. Kjo shënoi “fundin e Bashkimit Sovjetik”.
Në fillim të dhjetorit 1991, Rusia ishte ende pjesë e BRSS, por presidenti i saj, Boris Jelcin, ishte i bindur se e ardhmja e saj qëndronte jashtë bllokut, i cili ende udhëhiqej nga rivali i tij, Mikhail Gorbachev. Një ditë pas referendumit të Ukrainës, Rusia e Jelcinit e njohu Ukrainën si shtet të pavarur. Më e rëndësishmja, Moska njohu kufijtë e Ukrainës duke përfshirë Krimenë, i cili iu dha Ukrainës si një “dhuratë” nga udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi në 1954 në një përpjekje për të fituar besnikërinë e Kievit.
“Për Jelcinin ishte vërtet një hap i rëndëishëm politik,” tha Vladislav Zubok, profesor i historisë ndërkombëtare në London School of Economics.
Jelcin besonte se lëvizja e shpejtë do të përshpejtonte si shkatërrimin e bllokut, ashtu edhe dorëheqjen e Gorbaçovit. Të dyja ndodhën brenda javësh. Megjithatë, çështja e Krimesë, e cila kishte një rëndësi simbolike për rusët dhe ukrainasit, nuk mund të priste, siç kishte shpresuar Jelcin.
Pas kësaj, shpërtheu menjëherë një mosmarrëveshje për të ardhmen e Flotës Sovjetike të Detit të Zi.
1994: Ukraina heq dorë nga armët bërthamore
Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, shumë nga armët e tij bërthamore u shpërndanë në shtetet e reja të pavarura. Kiev kishte shumicën e arsenalit sovjetik jashtë Rusisë, duke përfshirë 1900 armë bërthamore strategjike të projektuara për të goditur SHBA-në.
“Kur Ukraina mori pavarësinë, lindi fuqia e tretë më e madhe bërthamore në botë,” tha Mary Elise Sarotte nga Universiteti Johns Hopkins.
Një shtytje diplomatike krijoi Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, në të cilin Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore dhe dërgoi kokat bërthamore në Rusi për shkatërrim. Në këmbim, SHBA-ja, Britania dhe Rusia u zotuan të “respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës” dhe “të heqin dorë nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të saj”. Moska e shkeli këtë premtim kur aneksoi Krimenë.
2004: Revolucioni Portokalli
Në vjeshtën e vitit 2004, mijëra ukrainas protesuan kundër zgjedhjeve që ata besonin se ishte manipuluar për të favorizuar një kandidat të mbështetur nga Moska. Viktor Jushçenko pro-perëndimor, ngjyrat e fushatës së të cilit ishin portokallia, miratoi një platformë për të goditur sistemin ekonomik oligarkik, pas privatizimit të aseteve shtetërore.
Por pavarësisht nga sondazhet, komisioni zgjedhor i dha fitoren Viktor Janukoviçit, ish-guvernatorit të rajonit të Donjeckut dhe kandidatit të preferuar të Putinit. Pas një sërë protestash në sheshin qendror të Kievit, filloi një rivotim duke shpallur fitoren e Jushçenkos.
Kremlini tha se “Revolucioni Portokalli” ishte pjesë e një komploti nga shërbimet e huaja të inteligjencës dhe një provë për ndryshimin e regjimit të Rusisë. Ukrainasit filluan të shikonin drejt perëndimit.
2008: Ukraina kërkon anëtarësimin në NATO
Në vitin 2008, ndërsa udhëheqësit e Ukrainës po përpiqeshin të kthenin vendin përballë perëndimit, Jushçenko kërkoi një Plan Veprimi për Anëtarësimin e Ukrainës në NATO, një hap i madh drejt bashkimit me aleancën. SHBA-të e mbështetën idenë. Por deri atëherë, pasi Polonia u bashkua me NATO-n në 1999, dhe më vonë mshtetet baltike, Bullgaria dhe Rumania në 2004, Putin e shihte zgjerimin e aleancës transatlantike si një mënyrë për të frenuar Rusinë, raporton abcnews.al
Ai kërcënoi se do të pushtonte Ukrainën nëse kjo do të vazhdonte, duke e cilësuar Ukrainën, si pjesë të Rusisë. Si rezultat, disa anëtarë të NATO-s penguan përpjekjen e Uashingtonit për t’i dhënë Ukrainës dhe Gjeorgjisë një mundësi për tu anëtarësuar në NATO.
Në vend të kësaj, në një konferencë në Bukuresht në prill aleanca tha: “Ne ramë dakord sot që këto vende të bëhen anëtarë të NATO-s.”
Deri në gusht, Rusia ishte në luftë me Gjeorgjinë. Gjatë një armëpushimi 4 ditor, Moska pushtoi dy territore të shkëputura, për të nxitur atë lloj konflikti që do ta bënte të vështirë për vendin anëtarësimin në NATO.
Në vitin 2010 në Kiev, Yanukovych – një ish-kryeministër u bë president.
2013-14: Protestat Euromaidan
Pavarësisht lidhjeve të ngushta të qeverisë së tyre me Moskën, shumë ukrainas e shihnin të ardhmen e tyre brenda Europës. Në vitin 2013, u krijua mundësia për t’u bashkuar me programin e Partneritetit Lindor të BE-së – në mënyrë që Ukraina, ndër të tjera, të ishte më afër BE-së.
Kjo gjeti mbështetje në perëndim të vendit, sipas një sondazhi. Por shumica në lindje kërkonin një bashkim doganor me Rusinë. Moska e ka promovuar këtë bashkim dhe ishte e shqetësuar ndërsa Ukraina po përgatitej të nënshkruante marrëveshje me BE-në.
Yanukovych u tërhoq nga marrëveshja e BE-së në minutën e fundit, në favor të një marrëveshjeje me Putinin.
Kjo nxiti mijëra protesta në Maidan, të cilat u quajtën Euromaidan( ishte një valë demonstratash dhe trazirash civile në Ukrainë, të cilat filluan në 21 nëntor 2013.)
/abcnews.al