Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Hasani: Jemi faktor i përbashkët i Ballkanit

schedule13:15 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:15 - 19 Shkurt, 2020

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka ftuar ambasadorin e Serbisë për të marrë pjesë në ceremoninë e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ambasadori konfirmoi për ABC News se ftesa është dërguar zyrtarisht në ambasadën e Serbisë.

 

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, thekson rëndësinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë ndërkohë që pohon ngërçet që ndodhin herë pas here në marrëdhëniet mes tyre.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri si dy shtete kanë divergjenca të vogla, të cilat janë në zhvillim e sipër, në përparim në përafrimin e tyre, ndërsa si komb jemi të konsoliduar. Mjaft mirë konvergojmë njëri me tjetrin, ecim përpara në zhvillimet tona, në mundësitë dhe rrethanat politike që kemi. Jemi po ashtu faktor i përbashkët i Ballkanit. Për ne është me rëndësi që kombi ta ruajë identitetin dhe ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë kombin tonë”, u shpreh ai.

Hasani ka ftuar zyrtarisht ambasadorin e Serbisë për të marrë pjesë në ceremoninë e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në ftesë kemi shkruar, ju presim në festën e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, të datës 17 shkurt 2008, në 12 vjetorin e pavarësisë, ta festojmë bashkarisht”, tha Hasani.

Intervistën e plotë me ambasadorin Hasani do ta ndiqni sonte në emisionin Ballkan. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!