Policia e Shtetit kapi dhe arrestoi pak minuta më parë autorin e disa masakrave të ditës së sotme në Tiranë, Dan Hutra.
Hutra u arrestua në Landfillin e Sharrës pas disa orësh kërkime. Në vendin e arrestimit u gjet dhe sekuestrua edhe arma e krimit.
Autori dyshohet se ka vrarë 3 gra dhe 3 plagosur 3 të tjera në 3 zona të ndryshme të kryeqytetit brenda ditës.
Ai është një person me precedentë të theksuar kriminal, ndërsa krimet e tij fillojnë nga viti 2003 dhe përfundojnë pas 20 vitesh.
Precedentët:
Dan Riza Hutra, arrestuar:
- dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.
- Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.
- Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.
- Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.
- Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa. r.t/abcnews.al