Policia e Durrësit ka vënë në prang dy persona nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Sipas uniformave blu në qytetin bregdetar është arrestuar shtetasi me iniciale A.Q. 48 vjeç nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona me aftësi të kufizuara.
“A. Q., 48 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e ish-bashkëjetueses (e pazotë për t’u mbrojtur)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe 33 vjeçari, A.Ç. i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.
“A. Ç., 33 vjeç, banues në Arapaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen B. Sh., në banesë”, thuhet ndër të tjera./abcnews.al