Lukaku do Interin dhe anasjelltas, kjo gjë nuk është më një mister.
Për të arritur te një rikthim i Lukakut duhet një sforcim ekonomik nga ana e zikaltërve, edhe pse do të jetë një rikthim me huazim, ndoshta edhe me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Për këtë gjë, “koka” e merkatos së Interit, Beppe Marotta është duke punuar fortë për këtë transferim apo rikthim të madh. Ai është gati të ofrojë në drejtim të Chelsea anësorin holandez, Denzel Dumfries.
Holandezi vlerësohet minimalisht nga zikaltërit 40 milionë euro dhe për klubin anglez është një mundësi e mirë për të forcuar repartin e mbrojtjes por edhe të sulmit, pasi Dumfries është një lojtar që i realizon shumë mirë të dyja./ h.ll/abcnews.al