Marku mendon për të ardhmen, pajiset me licencë trajneri

schedule20:51 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 20:51 - 27 Dhjetor, 2019

Edhe pse është vetëm 27 vjeç, mbrojtësi Antonio Marku mendon përtej futbollit të luajtur. Shkodrani, i cili në verë u largua nga Vllaznia dhe po luan me Drenicën në Kosovë, së fundmi ka ndjekur kursin e trajnerit.

Marku ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” edhe foton e licencës B që ka marrë. Në të ardhmen mbrojtësi qendror e shikon veten në fushën e trajningut. Me siguri në të ardhmen do ndjekë kursin për licencën UEFA A dhe më pas edhe “UEFA Pro”, që është maksimumi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!