Marko Gjuriç viziton sot Kosovën

schedule15:27 - 20 Prill, 2018

schedule 15:27 - 20 Prill, 2018

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, viziton sot Kosovën. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Prishtinën.

Sëbashku me të udhëtoi dhe Nikola Selakoviç, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në një aktivitet politik në veri të Mitrovicës. Kalimi i dy politikanëve serbë në pikën kufitare në Jarinjë u bë pa problem.

Sipas asaj që raportohet Gjuriç dhe Selakoviç do marrin pjesë pasditen e sotme në një event në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut. Gjithashtu do të inspektojnë disa zona ku po investon qeveria serbe./abcnews.al