Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, gjatë ditës do të jetë në Kosovë. Gjuriç, sipas mediave serbe, do të marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve ortodokse që mbahet në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan.
Leja për të ardhur në Kosovë i është dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniç tha se kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës. Gjuriç më 26 mars është arrestuar në veriun e Mitrovicës, pasi që kishte hyrë në Kosovë ilegalisht, sepse atij i ishte ndaluar hyrja./abcnews.al