Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Markata e Rusit” në Shkodër, tregtohet në kushte të vështira

schedule21:52 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 21:52 - 11 Dhjetor, 2021

Ky është tregu më i madh i fruta perimeve në Shkodër i njohur si Markata e Rusit. Dy vjet më parë për investimin e tij bashkia shpenzoi 20 milionë lekë. Këtu tregtohet në kushte aspak normale.

Siç shihet nga pamjet ka ndërhyrje nga vetë tregtarët për t’u mbrojtur nga reshjet e shiut. Tregtarët mungesën e tendave janë përpjekur ta zëvendësojnë me plastmasë apo kartonë.

“Më zi s’ka. E kanë bërë si me shit çimcakiza. Të tërë me plastmasë, i kemi vënë e tenqe,” thotë një tregtar.

“Kushtet janë përtokë me celefonë. Shiu na lag, në verë na djeg dielli ne edhe mallin. Paguajmë siguracionin, paguajmë bashkinë, nuk vjen kush. Fjalët i merr era.”

Veç këtij shqetësimi thonë se duhet të kishin më shumë hapësirë pasi tezgat janë vendosur shumë pranë njëra-tjetrës.

“As rrugë të dal s’më kanë lënë. Ne asnjë gjë s’na ka bërë. Është skandal!”

Tek Markata e Rusit shtrihet në një sipërfaqe prej 2000 metër katrorë në të shesin rreth 60 tregtarë të licensuar. Tregtarët dhe blerësit në ditë me shi hasin vështirësi pasi tregu nuk është i mbuluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!