Marinëz, aty ku taksohet toka e cila mbetet djerrë për shkak të ndotjes

schedule14:10 - 12 Nëntor, 2017

schedule 14:10 - 12 Nëntor, 2017

Në Marinëz, fshatarët jo vetëm vuajnë mungesën e produkteve për shkak të ndotjes së tokës nga nafta, por edhe duhet të paguajnë tarifë për të. Bashkia ka premtuar se do të ndërhyjë për të rregulluar këtë problem.

Të korrësh farën që mbjell jo gjithmonë është e thënë. Tokat e Marinëzës po e vërtetojnë këtë nga sezoni në sezon.
Ndotja e ajrit, ujit dhe tokavë është tashmë fakt i pranuar. Vetë bashkia po sheh mundësinë e përjashimit të kësaj zone nga taksat e tokës bujqësore.
Në anën tjetë,r ka fermerë dyshues që paguajnë çdo qindarkë për tokën nga frika e sankioneve. Shembulli është dhënë me aksionin e energjisë elektrike.
Parcela të tëra toke janë djerrë, ndërsa edhe ato të mbjellat japin prodhim gjysmak. Në këto kushte fermerët i sigurojnë nevojat për produkte bujqësore duke i blerë nga fshatrat përreth.
Fshati Marinëz ka 200 familje të cilat jetojnë kryesisht me të ardhurat nga toka dhe blektoria. Në Marinëz i paguajnë taksat rregullisht kur dihet se ndotja i ka bërë tokat jo produktive. Nga ana tjetër, 80% e fermerëve të rajonit të Fierit i kanë lënë taksat e tokës pa paguar ndër vite. Për këtë arsye, qeveria autorizoi pushtetin vendor të falë kamatvonesat për detyrimet nga viti 2011 e deri në fund të këtij viti. Pas kësaj do të hyjë në fuqi kamatvonesa. Marinëza ndodhet në fushën naftëmbajtëse Patos Marinëz që ka rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fusha shfrytëzohet nga Bankers dhe Albpetrol./abcnews.al

 

https://youtu.be/BQ6PfvwjHsI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!