Marina greke në gatishmëri, anijet turke të peshkimit shkelin kufijtë detar deri afër Kretës

schedule15:54 - 20 Maj, 2021

schedule 15:54 - 20 Maj, 2021

Të tjera zhvillime po ndodhin në detin që ndan Greqinë me Turqinë. Së fundmi mediat greke shkruajnë se një tjetër shkelje ka ardhur edhe nga ana e anijeve turke të peshkimit, të cilat kishin hyrë në zonën bregdetare greke në jug të Gavdos.

Kjo është hera e parë që anijet turke të peshkimit arrijnë deri në afërsi të Kretës dhe madje edhe brenda zonës bregdetare. Shkelja u administrua nga Rojet Bregdetare pavarësisht nga fakti se Marina ishte në gatishmëri megjithatë nuk pati ndërhyrje.

Anijet turke të peshkimit në këtë moment, me lejen e autoriteteve greke, kanë mbërritur në brigjet e gjirit Kissamos në Kretën veriore. Sipas atyre në det ka pasur mot ekstrem dhe në këtë mënyrë kanë siguruar edhe një leje nga autoritete greke. Po ashtu edhe nga pala turke, kalimi nëpër ujërat territoriale Greke i atribuohet kushteve të këqija të motit.

Kjo lëvizje turke, përveç shkeljes së drejtpërdrejtë të të drejtave greke në det, është e rrezikshme për dy arsye. Së pari, sepse është një demonstrim i kompetencës në një fushë ku Greqia ka një kompetencë të padiskutueshme.

Me fjalë të tjera, kjo nuk është një zonë që është brenda memorandumit Turko-Libian, të cilin Athina e hedh poshtë gjithsesi. Së dyti sepse paraqitja e anijeve turke të peshkimit brenda zonës bregdetare në Gavdos është një veprim për të vënë në pikëpyetje mundësinë që Gavdos të ketë të drejtën në zonat detare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!