Pas trailerit të parë të Barbie, roleve të shkëlqyera kryesore të transmetuara nga Helen Mirren dhe posterave të rinj, Margot Robbie së fundmi tregoi se cili ishte reagimi i saj fillestar kur lexoi skenarin.
Pas shumë ndryshimeve, vonesave dhe shtyrjeve, Warner Bros. njoftoi gjatë CinemaCon 2022 në Las Vegas se filmi me aktorwn Margot Robbie dhe me regji të mahnitshmes Greta Gerwig do të dalë në kinema më 21 korrik 2023.
“Kur lexova për herë të parë skenarin e Barbie, reagimi im ishte, ‘Oh, është shumë mirë. Sa turp që nuk do ta shohë kurrë dritën e ditës’,” tha Robbie në Bafta, duke shtuar: “Edhe pse nuk do të na lejojnë kurrë, ne do e bëjmë këtë film”.
View this post on Instagram
Historia e adaptimit filmik të Barbie filloi në vitin 2014. Sony fillimisht kishte marrë përsipër prodhimin, me Amy Schumer në rolin kryesor, e cila u largua për shkak të një ndryshimi në program. Në verën e vitit 2017 Anne Hathaway u njoftua si zëvendësuese. Sony më pas u tërhoq, duke i lënë hapësirë Warner-it për të rifilluar prodhimin.
Kasti përfshin emra si America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Kate McKinnon, Michael Cera, Emma Mackey, Ncuti Gatwa, Emerald Fennell, Alexandra Shipp, Kingsley Ben-Adir, Hari Nef, Ariana Greenblatt, Sharon Rooney, Scott Evans, Rhea Pearlman dhe Will Ferrell. Pak dihet për skenarin, por prej kohësh është përfolur se shumë nga yjet e filmit të shumëpritur do të luajnë versione alternative të Barbie dhe Ken, gjë që tashmë është konfirmuar zyrtarisht.
“Njihuni me Barbie dhe Ken #BarbieTheMovie”. Kjo është shkruar vetëm në mbishkrimin e posterave dhe mezi presim premierën më 21 korrik./abcnews.al