Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marenglen Qato mbetet në qeli/ Dosja “5D”, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish drejtorit të Bashkisë Tiranë

schedule18:16 - 21 Maj, 2026

schedule 18:16 - 21 Maj, 2026

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish drejtorit të Bashkisë Tiranë Mariglen Qata për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Vendimi u dha këtë të enjte nga treshja e gjyqtarëve Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Flora Hajredinaj.

Qato u arrestua së bashku me dy ish drejtorët e tjerë Redi Molla dhe Taulant Tushe në mars të vitit 2024, si pjesë e grupit “5D”, ndërsa në këtë masë shtrënguese mbahet vetem Qato pasi dy të tjerët janë liruar më herët nga qelia.

Hetimi për këtë çështje nisi në vitin 2023, për dy vepra penale “Shperdorim detyre” dhe “shkelje e barazise ne tendera”, teksa njëra prej fraksioneve ndodhet ende në fazë gjykimi.



Për Mariglen Qaton,SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 9 vite burg për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për Redi Mollën organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 11 vite, ndërsa për Taulant Tushen 4 vite burg.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!