Marcos Alonso: Ishte një ëndërr që kur babai im më solli në “Camp Nou”, do shkruajmë historinë

schedule17:05 - 6 Shtator, 2022

schedule 17:05 - 6 Shtator, 2022

Mbrojtësi i ri i majtë i FC Barcelonës ishte shumë i emocionuar që mund të vishte fanellën e Barçës, të cilën tashmë e kishin veshur babai dhe stërgjyshi i tij.

Marcos Alonso është bërë lojtar i ri i Barcelonës i cili u prezantua gjatë mesditës së sotme.

Mbrojtësi i krahut të majtë është i treti që vesh fanellën e Barçës, pas stërgjyshit të tij, Luis Zabala dhe babait të tij, Marcos Alonso .

 “Jam shumë i lumtur, është një ëndërr që kam pasur që kur babai im më solli në “Camp Nou”.  Jam shumë i lumtur për këtë dhe për arritjen e ekipit ku babai im triumfoi. Unë vij me dëshirën për të arritur sukses, të cilin e di që tifozët janë të etur për të.

Sukseset e tyre do të jenë të miat dhe të familjes sime dhe miqve të mi. Shpresoj të sjell përvojë dhe nëse mund të shënoj një gol nga gjuajtja e lirë apo çfarëdo tjetër”, ka theksuar ish-lojtari i Chelsea. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!