Marco Rubio, Sekretar Shteti/ Ministri Hasani: Forcojmë më tej lidhjet e forta midis SHBA dhe Shqipërisë

schedule22:10 - 13 Nëntor, 2024

schedule 22:10 - 13 Nëntor, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka uruar Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se do të forcohen lidhjet e forta Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Suksese në rolin tuaj të ri”, shkruan Hasani në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!