Marcelo: Po plasim nga dëshira për të luajtur, Reali im në formë të mirë

schedule14:32 - 30 Maj, 2020

schedule 14:32 - 30 Maj, 2020

Marcelo nuk kishte qëndruar kurrë kaq shumë kohë pas stërvitje dhe ndeshje. Braziliani i Real Madrid ndihet i lumtur që kampionati spanjoll do të rifillojë në 11 qershor. Mbrojtësi i majtë, i cili po zhvillon sezonin e 13-të me “Los Blancos”, ka dhënë një rrëfim për Real Madrid TV.

Ai ka folur rreth rikthimit në stërvitje dhe konfirmon gjendjen e mirë të skuadrës së tij, që do të luftojë me Barcelonën deri në fund për titullin kampion. “Nuk kemi kaluar kurrë kaq shumë kohë pa stërvitje. Dëshira për të luajtur është shtuar shumë gjatë ditëve të fundit.

Ka qenë e vështirë të qëndronim kaq shumë kohë pushim. Jemi rikthyer në stërvitje dhe kemi një ritëm të mirë. Të gjithë lojtarët ndihen mirë, po stërvitemi për t’u rikthyer në formë. Jemi rikthyer të punojmë me topin, është ndjesi e bukur“, deklaron braziliani i Real Madrid. /abcnews.al