Marantas: Ekipi im e meritonte fitoren, ja pse u kthyem në mbrojtje

schedule18:52 - 28 Shtator, 2019

schedule 18:52 - 28 Shtator, 2019

Trajneri i Luftëtarit, Giorgios Marantas, foli pas ndeshjes kundër Laçit, ku tha se ekipi i tij e meritonte fitoren. Mes të tjerash, tekniku tha:

NDESHJA – “Nuk jemi të kënaqur me një pikë, duhet të kishim fituar. Nuk e kuptova si e dha arbitri penalltinë, pasi nuk ishte. Ne ndihemi shumë mirë, pasi bëmë një punë të shkëlqyer. Duhet të kishim fituar. Ishte një ndeshje që pjesën e parë bëmë shumë raste dhe gjetëm edhe golin. Në pjesën e dytë, u kthyem në mbrojtje. Kundërshtari nuk bëri asnjë aksion të rrjedhshëm. Menduam të luanim me kundërsulm”.

SKUADRA – “Skuadra luajti mirë, kishim mundësi për të shënuar edhe më shumë, por kundërshtari ishte shumë i fortë. Megjithatë, kam besim te skuadra ime dhe mund të ngjitemi shumë më lart në tabelë. Duhet ta kishim mbyllur më herët ndeshjen, sidomos përballë një kundërshtari që është më i fortë se ne. Do të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar”.

GJENDJA FIZIKE – “Skuadra nuk ka probleme fizike, luajtëm me të njëjtin ritëm si në minutat e para. Ishte zgjedhja e imja të ktheheshim mbrapa në minutat e fundit”, tha Marantas për Supersport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!