Maradona hedh poshtë zërat se është sëmurë

schedule17:10 - 21 Qershor, 2019

schedule 17:10 - 21 Qershor, 2019

Mediat argjentinase raportuan se Diego Armando Maradona vuan nga sëmundja e Alcajmer e cila shkakton vdekjen. Lajmi është hedhur poshtë nga 58-vjeçari i cili thekson se gëzon shëndet të plotë.

Diego Armando Maradona perben lajm sa herë përmendet emri e tij, e natyrisht interesi është i lartë kur flitet rreth shëndetit  të 58-vjeçarit. Në mediat argjentinasi qarkulloi një lajm se Maradona vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur Alcajmer e cila shkakton humbjen e kujtesës duke e çuar drejt vdekjes. Lajmi bëri bujë  në të gjithë botën por ishte vetë legjenda argjentinase që hodhi poshtë diçka të tillë duke thënë se këto lajme janë të pa vërteta.

Fjala Alcajmer është e tmerrshme. Personat me këtë sëmundje vdesin. Unë nuk po vdes. Shume njerëz thonë gjëra të tilla për të krijuar rrëmujë. Kjo nuk është e vërtetë dhe ata kanë gënjyer.  Flasin për këtë sëmundje por nuk e dinë çdo të thotë”, përfundon reagimi i Maradonës në rrjetin social Instagram.

Në lidhje me shëndetin e Maradonës u prononcua edhe miku i tij Matias Morla i cili theksoi:

“Dua të qartësoj se të gjitha analizat mjekësore të Maradonës nuk kanë nxjerrë një indikacion të tillë. Ky lajm është shpërndarë gabimisht. Këto zëra janë të pavërteta”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!