Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbrëmjen e djeshme në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se kemi edhe 6 raste të reja me virus duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Ai tha se janë testuar 12 persona të tjerë dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë, dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët e tjerë që ndesheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.
Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme./abcnews.al