Maqedonia në “EURO 2020”, Blerim Dauti i “Për’puthen”: Zemra më rreh kuqezi

schedule23:07 - 26 Qershor, 2021

schedule 23:07 - 26 Qershor, 2021

Në ethet e kampionatit Europian të futbollit dhe atmosferës në Shqipëri, “Soiree” i kushtoi “Euro 2020”-ës puntatën e sotme.

Mes të ftuarve për të përcjellë përjetimet ishte edhe një personazh i njohur për publikun shqiptar, Blerim Dauti i famshëm nga show “Për’puthen”. Shqiptari nga Maqedonia foli për ekipin përfaqësues ku bëjnë pjesë 7 shqiptarë, por theksoi se zemra i rreh kuqezi.

Këtë vit e kam përcjellë. Unë si fillim jam fans i futbollit, pastaj i italianëve. Këtë vit kishim edhe Maqedoninë, e kam ndjekur, luajnë 5 shqiptarë standard, gjithsej janë 7-të. Shqiptarët po fuqizohen në kombëtaren e Maqedonisë, edhe kryetari i federatës është shqiptar.

Kemi pak Shqipëri, por nuk është se na jep ndjenjën sikur kombëtarja jonë e madhe Shqipëria. Të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, pavarësisht se duhet ti përkrahim, por ne jemi fansa të kombëtares shqiptare” tha ai. /Abcnews.al