Të paktën 59 të rinj kanë humbur jetën në një tragjedi të rëndë në një lokal në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Sipas drejtoreshës së spitalit në Koçan, shumica e viktimave nga flakët që përfshinë lokalin ishin të moshave 14-25 vjeç, shumë prej tyre me djegie të rënda dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë fishekzjarrët që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës.
Ministri i Brendshëm Pancce Toshkovksi tha se të paktën 155 të tjerë janë plagosur, teksa mes viktimave ishte edhe një polic. Nga ata qe humben jetën, të paktën 3 janë të mitur. Disa nga të plagosurit ne gjendje me te rende, janë nisur për kurim ne Turqi, Bullgari e Greqi.
Ministri tha se ka mbi 20 persona të dyshuar për rastin, nga të cilët janë shoqëruar në komisariat 15.
Toshkovski konfirmoi se licenca e klubit ishte me marre me ane te korrupsionit ndaj zyrtareve shtetërore. Për këtë janë arrestuar edhe ish sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë dhe dy zyrtare të tjerë.
Sipas mediave ne Maqedoninë e Veriut klubi ka funksionuar me licencë të falsifikuar e cila mbante firmën e ish sekretares shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç Duroviq. Objekti ka pasur dy hyrje-dalje, një kryesore dhe një të cilin e kanë përdorur stafi dhe personat VIP.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga grupi muzikor vendas DNK. Anëtarë të grupit jane mes viktimave.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, vizitoi të plagosurit dhe shprehu keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve të shumë të rinjve. E prekur nga pamjet qe pa ne spital, ajo tha se nuk e kupton si ndodhi një tragjedi aq e rende dhe beri thirrje për t’u qëndruar pranë të rinjve të mbijetuar.
Kryeministri Hristjan Mickoski konfirmoi dyshimet se klubi ka funksionuar me licence te falsifikuar. Ai premtoi masa te ashpra me te cilat publiku nuk është mësuar. Mickoski theksoi se tragjedia nuk duhet te kthehet në një betejë ndërpartiake. Qeveria mori vendimin që të mbahen 7 dite zie kombëtare për tragjedinë.
Gjithashtu do të bëhet një inspektim i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm në të gjitha klubet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.
Te mbijetuarit kane treguar tmerrin e përjetuar, teksa te gjithë vraponin për te shpëtuar veten. Familjaret ende kërkojnë te afërmit e tyre, pe te cilët nuk e dinë janë gjalle apo vdekur. Dëshmitarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes thane se dëgjuan shpërthime dhe të bërtitura dhe ndihmuan sa më shumë persona që ishte e mundur.