“Maqedonia e Veriut, shembull për Kosovën”, Haziri: Mosanëtarësimi në KIE do të përkthehej në një fitore të Serbisë

schedule16:49 - 13 Maj, 2024

schedule 16:49 - 13 Maj, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë që i duhet Kosovës se si kur vonohesh në procese humb kohë.

Ai ka thënë se me këtë situatë të krijuar nga kryeministri Albin Kurti, rrezikohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin Evropian.

Sipas Hazirit, mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës i Kosovës do të përkthehej në një fitore të Serbisë, e cila në fakt nuk është dhe nuk do të duhej të njihet.

“Ballkani Perëndimor po kalon një fazë jashtëzakonisht interesante. Serbia si një trashëguese e ish-Jugosllavisë dhe një Serbi çfarë është sot po maksimalizon interesat e saj. Në këtë rrafsh, çdo gabim që krijohet në shtetet tona, në rastin e Kosovës, mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përkthehej në një fitore, një fitore në fakt që nuk është dhe nuk do të duhej të njihet. Por ju e keni parë që pak ka shpresë që Zoti Kurti të reagojë me logjikë dhe pse me situatat e reja që ai ka krijuar dy-tre vitet e fundit, pritet që ai të bëjë një zhvillim eventualisht, për ‘të shpëtuar’ këtë proces, sepse në një formë apo në një formë tjetër ai përligji dhe legjitimoi me ndërhyrjen politike në Shkup në zgjedhjet e fundit. Kjo e favorizon jashtëzakonisht zotin Vuçiç dhe projektin e tij, në mënyrë që dhe ndryshimet kushtetuese që do të bëhen deshën apo nuk deshën eksponentët e VMRO, do të bëhen, sepse nuk kanë zgjidhje, mund të blejnë kohë, por nuk mund ta kthejnë procesin mbrapa.

Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë që i duhet Kosovës se si kur vonohesh në procese humb kohë dhe nuk dështojnë partnerët ndërkombëtarë, dhe vonohet vetëm ai shtet që nuk përcjell qëllimet e veta”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!