Maqedonia e Veriut regjistron 7 humbje jete dhe 460 të infektuar me koronavirus

schedule16:54 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:54 - 30 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shtatë humbje jete dhe 460 të infektuar nga 2,424 teste të kryera.

Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 185, Prilep – 54, Manastir – 45, Kavadar – 28, Berovë – 20, Kumanovë – 15, Gjevgjeli – 11, Veles – 10, Tetovë, Ohër, Radovish dhe Dellçevë nga nga 9, Koçani dhe Kriva Pallanka nga 7, Kratovë – 5, Negotinë dhe Vallandova nga 4, Struga, Vinica dhe Makedonski Brod nga 3, Strumicë, Resnjë, Krushevë, Makedonska Kamenica, Pehçevë dhe Dojran nga 2, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dibër, Bogdanci, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 1.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se sot janë konfirmuar 543 pacientë të shëruar. Sa i përket viktimave, 3 qytetarë e humbën jetën në Shkup (63, 67 dhe 83), 2 të vdekur nga Manastiri (66 dhe 83), dhe nga një të vdekur nga Kumanova (79) dhe Berova (69 ditë).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 215.585, numri i të shëruarve është 200.003, numri i të vdekurve është 7.581, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.001. /abcnews.al/