Të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në procesin e “vettingut”. Ata do të kontrollohen për arsimimin e tyre, integritetin, situatën e pronës dhe aktivitete të mundshme kriminale.
Ministria e Punëve të Brendshme po e harton ligjin për vetingun që e paralajmëruan shumë muaj më parë. Ministri, Oliver Spasovski, paralajmëroi se ligji shumë shpejt do të dorëzohet në Kuvend.
Oliver Spasovski, Minister i Brendshëm: “Procesi i vetingut duhet t’i përfshijë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të flasim për shkollimin adekuat, për integritetin e tyre, për pronën që e posedojnë dhe për aktivitete eventuale kriminele të disa strukturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Do të ketë komisione në disa nivele. Në nivel të sektorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në nivel nacional.
Kemi iniciuar shumë procedura që kanë të bëjnë me diplomat e falsifikuara, për nënpunësit e MPB-së, të cilëve u ndërpre kontrata e punës. Sigurisht që ka edhe shumë persona që kanë prona të mëdha, më shumë se biznesmen që me vite merren me biznes”.
Profesori universitar, Nikolla Dujovski, tha se model konkret për zbatimin e vetingut nuk kanë, për shkak se nuk ka shtet evropian ku ka pas aq shumë keqpërdorime dhe partizim si në rastin e Maqedonisë Veriore. Ai shton se do të ishte dështim nëse procesin e vetingut do ta menaxhonte vetëm MPB-ja. Kërkoi që të përfshihen të gjitha institucionet tjera, intelektual dhe sektori civil që vetingu të jetë i suksesshëm.
Nikolla Dujovski, Profesor Universitar: “Nëpunësi policor e ka patjetër që të ketë integritet, e integriteti nënkupton rezistencë ndaj çfarëdo ndikimi jo ligjor. Nëpunësi policor duhet të ketë zhvillim logjike në karrierës… Një herë e përgjithmonë se ai që ka vendosur që ti shërbej shtetit, duhet të jetë i përkushtuar deri në fund! Nuk mund që ai të ketë 20 firma në emrin e tij, që i sjellin profit sa rrogat e të gjithë policëve në vend”.
Ministri Spasovski u bëri thirrje edhe institucioneve tjera që të fillojnë të mendojnë për vetting, me qëllim që të sistemi të bëhet sa më efikas, dhe mos të varet nga individ apo politikanë. /ABC News Albania 24/7