Maqedonia e Veriut nis fazën e lehtësimit të masave shtrënguese për koronavirusin

schedule19:14 - 12 Maj, 2020

schedule 19:14 - 12 Maj, 2020

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka informuar gjatë një konference për shtyp se është miratuar paketa e parë për zbutjen e masave shtrënguese kundër koronavirusit.

Spasovski tha se katregues të qartë që kemi ulje të pandemisë ndërsa shtoi se zbutja do të bëhet në faza dhe me kujdes.

Në çdo fazë do të ketë vlerësime të veçanta para se të kalohet në tjetrën.

Spasovski deklaroi:

“Qeveria miratoi planin për zbutjen e masave e cila do të bëhet në tri faza. Faza e parë hapja e kompanive për punë dhe uljen e ndalesës së lëvizjes. E dyta puna do të bëhet sipas protokolleve dhe masave dhe faza e tretë do të thotë kthim në procesin e plotë të punës. Nga nesër do të fillojnë të punojnë autoshkollat, qendrat tregtare, palestrat sportive, do të lejohet organizimi i seminareve.”

Po ashtu, kryeministri u shpreh se ngjarjet do të organizohen në numër të kufizuar të qytetarëve, në mënyrë që të krijohet mundësia për distancë prej 1.5 deri 2 metra. Maskat dhe mjetet e dezifektimit do të jenë të detyrueshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!