Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut konfirmon 1,161 raste të reja me Covid, 26 qytetarë humbën jetën

schedule22:33 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 22:33 - 11 Dhjetor, 2020

Në 24 orë, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 1,161 raste të reja me Covid-19 nga 3,114 testime të kryera.

Prej tyre në Shkup u regjistruan 410 raste, Kumanovë-54, Dibër-19, Shtip-54, Prilep-59, Tetovë-58, Strugë-25, Veles-55, Manastir-75, Ohër-51, Kavadar-55, Gostivar-38, Gjevgjeli-38, Strumicë-27, Kriva Palanka-10, Radovish-14, Krushevë-1, Koçani-28, Probishtip-7, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-1, Valandovë-5, Vinicë-2, Dellçevë-5, Kratovë-3, Sveti Nikollë-18, Kërçovë-12, Resnjë-7, Negotinë-24.

Po ashtu, brenda ditës, betejën me sëmundjen e humbën 26 pacientë, pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 806 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 72.044, prej të cilëve 48.170 janë shëruar, ndërsa 2.077 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 21.797. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!