“Maqedonia e Veriut do të bëjë pastrim”, Zaev: Vettingu pasqyron gjendjen e Shqipërisë

schedule18:03 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 18:03 - 17 Dhjetor, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se sistemi gjyqësor në këtë vend ka nevojë për pastrim dhe jo për vetting. Zaev i bëri komentet pas deklaratave të shefit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, i cili theksoi se nuk ka nevojë për vetting të sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut. Zaev tha se nuk është momenti për vetting.

“Vetingu pasqyron gjendjen e shtetit tonë mik të Shqipërisë, që ishte në situatë më ndryshe nga gjyqësori ynë. Por, gjithsesi gjendja në gjyqësor nuk është siç duhet. Kështu që, ne filluam procesin e  pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “vetting”, nëse është vetting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me të vërtetë, s’kemi nevojë për këtë.”

Ndër të tjera Zaev tha se ka udhëzuar institucionet të kontrollojnë pronën e gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas kryeministrit, pastrimin brenda në gjyqësorit duhet ta zbatojnë institucionet përmes ligjeve ekzistuese.

“Që të mund të punojnë të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e ndershëm, patjetër duhet të bëhet pastrimi i atyre pak që janë të pandershëm, me indikacione serioze që janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme, mosveprim në kohë, mbajtje të lëndëve në sirtarë, anulim të lëndëve dhe kthimin e tyre në fillim, vjetërsimin e lëndëve dhe gjithë ajo që paraqet problem, thënë me fjalët që i thotë populli,” tha Zaev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!