Maqedoni, të mërkurën diskutohet mocioni i mosbesimit për qeverinë

schedule18:30 - 10 Prill, 2018

schedule 18:30 - 10 Prill, 2018

Të mërkurën në Parlamentin e Maqedonisë do të diskutohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zaev të propozuar nga opozita. Seanca për mocionin e besimit duhet të mbarojë në mesnatë, ndërsa votimi pritet të bëhet të enjten.

Parlamenti Maqedonisë të mërkurën do të ketë në diskutim mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. VMRO-DPMNE-ja pret që mosbesimi të votohet nga shumica e deputetëve. Me këtë iniciativë, partia e Mickoskit zyrtarisht kthehet në Kuvend.

Nga ana e saj, LSDM, iniciativën për mocion mosbesimi e sheh si mundësi për të treguar arritjet e deritanishme të qeverisë. Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Besa është paralajmëruar se nuk do ta votojnë mocionin.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, nuk pranoi të komentojnë iniciativën e opozitës, të njëjtin qëndrim mbajti dhe Aleanca për Shqiptarët dhe BDI duke mos pranuar të prononcohen. Në përmbajtjen e iniciativës së opozitës, e firmosur nga 41 deputetë përmendet ndër të tjera rënia ekonomike, ngecja e reformave në gjyqësor si dhe qasja, sipas tyre, jo transparente e qeverisë në negociatat me Greqinë për çështjen e emrit.

Në iniciativë është kritikuar edhe puna e të gjithë ministrave aktualë. Deputetët që kanë propozuar mocionin, kanë të drejtë fjale më shumë se një here. Seanca e parlamentit për mocionin e besimit pritet të mbarojë në mesnatë, ndërsa votimi i saj të enjten. Mosbesimi votohet me shumicë të thjeshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!