Manuel Neuer: Nëse më kërkohet do të kontribuoj për Gjermaninë

schedule19:18 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 19:18 - 2 Dhjetor, 2022

Pas eleminimit të parakohshëm të kombëtares gjermane nga Botërori i Katarit, Manuel Neuer, portieri 36-vjeçari i Bayern Munich foli për mediat nga ku tha se ka mundësi që ai të vazhdojë të luajë për kombëtaren e “pancerave”, pavarësisht moshës.

“Nëse më kërkohet dhe vazhdon të më kërkohet të kontribuoj, atëherë do të vij!”,- u shpreh shtatlarti i portës gjermane, duke lënë kështu llogaritë hapur, për çdo “skenar” të mundshëm. /i.m /abcnews.al