Manuali i zi i Doktorit/ Berisha u dhuron militantëve librin e humbjes më 11 maj

schedule15:19 - 20 Mars, 2025

schedule 15:19 - 20 Mars, 2025

“Ne do pastrojmë shtëpinë tonë, pa pastruar shtëpinë tonë i bie mashtrojmë shqiptarët”

Me këtë premtim, të pambajtur si me primaret si me listat e PD, Berisha po përgatit demokratët për humbjen e radhës.

Me version të shkruar, doktori pajisi militantët e tij me një Libër të Zi, si manual për humbjen e 11 majit.

” Ta keni këtë libër të zi në fushatë, këtu është projekti ynë madhështor dhe dështimet e qeverisë.”

Në këtë libër, Berisha pretendon të jetë Elon Musku shqiptar që do u kthejë paratë shqiptarëve.

“Do bëjmë një audit të tipit Elopn Musk, që do u kthejë paratë shqiptarëve. Do u kthejmë çdo qindarkë.”

Por doktori nuk e fsheh, hallin e tij të vërtetë, jo atë të fitores elektorale, por të hesapeve të palara me SPAK.

“Sot rreziku më i madh është drejtësia politike. Ne nuk humbasim besimin te venecia, do e reformojmë. Libri i Zi i paraqet këto.”

Për hartimin e këtij libri të Zi, Berisha vlerësoi djalin e ish-ministrit Besnik Mustafaj, i cili mes projektit të pastrimit të shtëpisë, pasi doktori e la në listë të hapur të Tiranës, vendosi të mos kandidojë fare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!