Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pjesëtar i delegacionit shqiptar në takime dypalëshe në Itali, të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka takuar zv/Ministren e Drejtësisë Italiane, Anna Macina.
Gjatë bisedës palët Janë dakortësuar se Italia dhe Shqipëria kanë një kuadër të plotë rregullator ligjor përsa i përket bashkëpunimit gjyqësor dhe në fushën penale.
Ministri vlerësoi bashkëpunimin sipas tij me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, nëpërmjet skuadrave të përbashkëta hetimore, ku Ministria shqiptare e Drejtësisë ka një rol kyç.
U ra dakord për fillimin e një bashkëpunimi në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale, me projekte konkrete, për rehabilitimin e të dënuarve pas vuajtjes së dënimit. Po ashtu do të nisë bashkëpunimi edhe për një ekspertizë të posaçme për rritjen e sigurisë në burgje dhe për aplikimin e rregjimit të posaçëm të sigurisë, si dhe pilotimin e vuajtjes së dënimeve alternative.
Pala italiane kërkoi të shihet mundësia e bashkëpunimit jo vetëm në fushën penale, por edhe atë civile, tregtare etj.
Ministri Manja, ftoi në Tiranë kolegen e tij italiane për të çuar më tej bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të filluar një fazë të re bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në fushën e sistemit penitensiar. Manja mori premtimin se kjo vizitë do të realizohet shumë shpejt./abcnews.al