Manja: Marrëveshje me Kosovën për qasjen e qytetarëve në institucionet gjyqësore, kapitull i ri

schedule11:30 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:30 - 26 Nëntor, 2021

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në mbledhjen e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës deklaroi se dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për shërbimet gjyqësore për qytetarët e të dyja vendeve. Manja u shpreh se kjo marrëveshje hap një kapitull të ri të bashkëpunimit në fushën civile ku përfitues do të jenë qytetarët e të dyja vendeve.

“Unë dhe ministrja e Haxhi e konsiderojmë veten bashkëudhëtarë në rrugën tonë të integrimit në BE. Me qeverinë e Kosovës në fushën penale, bashkëpunimi është në nivelet më të larta. Natyrisht me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme hapim një kapitull të ri të bashkëpunimit tonë në fushën civile dhe përfitues do jenë qytetarët e dy vendeve tona që do kenë qasje të drejtpërdrejtë në institucionet gjyqësore për të marrë shërbime.

 Përfitues do jenë bizneset respektive në dy vendet tona. Risi është qasja unike në gjykata respektive dhe ndihma juridike që do përfitojnë qytetarët dhe bizneset falas për kategoritë vulnerabël, Kjo marrëveshje dhe të tjera në fushën e drejtësisë do të krijojnë urat e nevojshme të komunikimit për përafrimin e dy sistemeve tona ligjore”, deklaroi Manja. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!