Manja flet për asetet ruse në vend: Po shqyrtojmë listën se kush është mbështetës i Putin

schedule14:54 - 6 Prill, 2022

schedule 14:54 - 6 Prill, 2022

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë një konferencë është pyetur nga gazetarët nëse ka në vendin tonë asete të rusë që mbështesin pushtimin e Ukrainës.

Sipas Manjas vendi ynë po bashkëpunon me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do të merren masa për të vendosur sanksionet.

“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione. Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!